13.5 C
Tirana

Ndoka: PD ka vjedhur votat e mia! Aleatët u sakrifikuan që Basha të …

VENDI

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se votat e tij personale janë vjedhur nga PD-ja.
“Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja”, tha Ndoka.

Ai ka pasur kritika të ashpra për Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që Basha të rritje.

“Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiak. PD është një parti e madhe e hapur, mund të operohet dhe me lidershipi, Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve”, tha Ndoka.

Nisur nga kjo, ai thotë se shtator-tetori do jetë koha kur do të vendoset për lidershipin brenda PD-së, por edhe partive të vogla aleate.

“Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera”, tha Ndoka.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT