20.5 C
Tirana

Ndodh mrekullia në Përmet, vajza 12-vjeçare që u rrëzua në humnerë nxirret e gjallë

VENDI

Vajza që u rrëzua paraditen e së premtes në një humnerë në vendin e quajtur “Shënelenë” ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20, në fshatin Lipe të Përmetit ndërsa Anamaria Qirici ndodhej në vendin e pelegrinazhit me prindërit në momentin që u rrëzua.

Pas mbërritjes së zjarrfikësve edhe me ndihmën e banorëve adoleshentja u nxor e gjallë nga humnera.

Pasi u shpëtua Anamaria ka dhënë shenja jete dhe u transportua në spitalin e Përmetit kur ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT