10.5 C
Tirana

Ndjekësit po lidhin konkurrenten e re të “Perputhen” me Elvana Gjatën dhe Bora Zemanin, por pse

VENDI

Të shtunën, gjatë “Perputhen Prime”, u prezantuan dy vajza të reja. Njëra prej tyre quhet Efi dhe kishte lindur në Greqi.
Efi, e cila është me profesion tatuatore dhe makeup artist, veç komplimenteve, u ngacmua, duke e pyetur nëse bënte ‘tatuazhe në zemër’.

 

Madje ajo ndikoi që edhe vajzat të bëheshin xheloze, nisur nga interesi i djemve për të, madje siç u komentua në studio, Brunos veçanërisht i ‘bënë sytë xixa’. Por, gjatë këtyre ditëve ajo është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale.

 

Kjo për shkak të pamjes së saj dhe ngjashmërisë me moderatoren e emisionit, Bora Zemanin dhe Elvana Gjata.

 

 

Në rrjet nisën menjëherë komentet humoristike se ajo mund të jetë e motra ose e afërmja e Borës nisur nga ngjashmëria. Të tjerë shkruajnë se ajo është një miksim mes Borës dhe Elvanës.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT