14.5 C
Tirana

Ndarja nga jeta e artistit të madh shqiptar, të ftuarit në emisionin e Rudina Magjistarit shpërthejnë në lot

VENDI

Artisti i njohur Guljelm Radoja u nda nga jeta mëngjesin e sotëm tek “Shefqet Ndroqi” ku ndodhej në gjendje të rëndë, i infektuar me Covid-19.

 

Të ftuar në studion e emisionit “Rudina” në TV Klan, disa nga aktorët dhe miqtë më të ngushtë të Radojës kanë folur për dhimbjen nga kjo humbje e artistit, ndërsa nuk i kanë mbajtur dot lotët.

 

Në një lidhje në “Skype”, aktori Mevlan Shanaj është shprehur se ndarja nga jeta e Guljelmit ka prekur jo vetëm fushën e artit por të gjithë shqiptarët.

 

“Kjo dhimbje të pret jo vetëm ty si mik, por prek në radhë të parë familjen, ka prekur teatrin, kineastët, universitetin. Unë jam i bindur që ka prekur çdo shqiptar që gati për 50 vjet e kishin Radojën pranë vetes së tyre, me arritjet e tij artistike, një figurë që gjithmonë vinte me befasi artistike. Është një njeri që ka shënuar suksese të mëdha në artin shqiptar”, u shpreh aktori Mevlan Shanaj.

- Advertisement -

TE FUNDIT