31.5 C
Tirana

Natë KUQ E ZI! Kush është shqiptari i cili u rendit i treti në “Eurovizion” (VIDEO)

VENDI

Mjaft emocione në edicionin e 65-të të Eurovision. Dy artistët shqiptarë, Gjon Muharremaji dhe Anxhela Peristeri, përfunduan me sukses interpretimin e këngëve të tyre.

Gjon përfaqësoi shtetin e Zvicrës me këngën “Tout l’Univers”, kurse Peristeri me “Karma”.

Këngëtarja shqiptare përmes votave arriti që të renditet e 21-ta, kurse Muharremaj me emrin e artit, Gjon’s Tears arriti të jetë më lart në listë.

Artisti me zërin e veçantë u rëndit i treti me radhë, duke qenë kështu një vend pas Francës e cila u rendit e dyta. Zvicra mori pikët më të larta nga juritë, duke kryesuar me 267 pikë, pasi të 39 vendet pjesëmarrëse paraqitën votat e tyre të jurisë. Franca ndoqi shumë afër në vendin e dytë me 248 pikë, me Maltën në të tretin me 208 pikë. Në të katërtin ishte Italia, dhe në të pestin Islanda.

Italia përmes grupit Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor. Ata u paraqitën me këngën Zitti E Buoni, ndërsa shkëlqyen me performancë e po ashtu edhe me paraqitjen skenike.

- Advertisement -

TE FUNDIT