14.5 C
Tirana

“Na mashtroi”, studentët paralajmërojnë Ramën: në shesh me kërkesa të reja

VENDI

Studentët rikthehen nesër në një protestë të dytë kombëtare, pas asaj të mbajtur në muajt nëntor-shkurt.

Studentët do të vijnë me 9 pika të reja për qeverinë Rama, e cila sipas atyre nuk ka plotësuar asnjë nga kërkesat e mëparshme.

Studentët shprehen se:

Pakënaqësia është rritur dhe pakti për Universitetin i paraqitur nga qeveria ka dështuar. Pikat ose janë gjysmë plotësuar ose nuk janë realizuar fare”.
Të pranishëm në Ora News, studentët kanë zbuluar dhe arsyet e protestës.

Arsyet e studentëve:

Protesta do të vazhdojë për të njëjtat kërkesa, por edhe kërkesa të tjera. Të parat nuk janë plotësuar. Jemi të zhgënjyer. Tetë pikat u shuan, por në këtë protestë do të ketë kërkesa të reja të studentëve.Tani kërkojmë plotësimin e kërkesave mundësisht edhe të disa kërkesave të tjera.”
Studentët kanë menduar një protestë një ditore ndërsa fati i saj do të përcaktohet nga pjesëmarrja.

- Advertisement -

TE FUNDIT