16.5 C
Tirana

Na jemi nana e vakive…

VENDI

Nga Ilir Seci

Italia përballë nesh, me Kanalin e Otrantos vetëm 72 kilometra larg nga Vlora, nuk ndërton shumëkatëshe në pjesën qendrore të Gadishullit të Apenineve, sepse e dinë qëzona jonë mesdhetare asht zonë me aktivitet sizmik të dendun dhe ka rrezikshmëri.

Nga Roma deri në Bari që janë pak

a shumë në nji vijë me Tiranën, s’ka shumëkatëshe….vetëm Veriu, kryesisht Lombardia që asht provue e qetë sa i takon tërmeteve,

ka disa shumëkatëshe. Milano ka disa si Unicredit dhe Palazzo Lombardia, e të tjerë mbi 30 kate, ka edhe Torino, por si në Milano, ashtu dhe Torino janë shumëkatëshe për biznes.

Kurse ne ua kalojmë atyre, kemi fillue me mbushë Tiranën me to…, se kemi Erionin që merr çmime.

Sa herë i kam pa me frikë këto ndërtime që janë çue peshë me i ba, sepse natyrshëm mendja më shkonte te nji tërmet i mundshëm… dhe Shqipnia ka aktivitet të dendun sizmik… pa folë mbasandej për sigurinë teknike që lehtë mundet me u marrë me mend si asht… plus që shumëkatëshet

janë tu i ndërtue shumë afër njani-tjetrit çka i kthen ato në kurthe potenciale në raste tërmetesh të randa.
Nga tanë zonat me aktivitet sizmik në Itali, vetem Napoli ka një kullë 33 katëshe, por e ka ba mbrenda sigurisë, sepse ka marrë si arkitekt japonezin Kenzo Tange, specialist për ndërtime në zona me tërmete, siç asht Japonia…

Zot e ruejtë vendin tonë se për kryetarë si kakareçi Erion Veliaj, kish me u ba nami…

- Advertisement -

TE FUNDIT