14.5 C
Tirana

Murati u deklaruar për Olën, Sindi nuk qendroi pa thënë diçka por e fshiu shpejt!

VENDI

Murati dhe Ola u përshtatën shumë shpejt me njëri-tjetrin, aq sa djali nga Turqia harroi menjëherë Sindin, me të cilën pati disa takime në “Për’puthen”.

 

Madje dje, në takimin e tretë me Olën, Murati bëri një deklaratë shumë të fortë. Pas disa takimeve me Olën, Murati është deklaruar se është vetëm për të dhe se nuk do të dalë me askënd tjetër.

 

Por Ola u shpreh se do të dalë edhe me një person tjetër që ka pëlqim në program. “Po ndihem mirë, po bëjmë muhabet dhe po kalojmë mirë. Në këtë program jam 100% për Olën. Edhe në telefon flasim. Nuk dua të dal me dikë tjetër në program”, tha Murati.

 

“Dua t’i tregoj Muratit një anë tjetër që mund të dali me një mashkull tjetër që të tregoj”, tha Ola. “Unë do të shoh se si do të veprojë, ajo ka të drejtë që të dalë me dikë tjetër”, tha Murati. Por fansat janë kuriozë të dinë marrëdhënien që Sindi ka me Muratin dhe a do pajtohen, pasi ata mendojnë se dyshja nuk flasin.

 

“Unë nuk kam asgjë me Muratin. Mendoj se të dy duam ta shohim njëri-tjetrin të lumtur edhe pse s’mund të jemi bashkë!”, tha Sindi duke treguar kështu në storyn se ka shumë respekt për Muratin dhe zgjedhjet e tij. Kujtojmë se ky reagim ka ardhur nga Sindi pas deklaratës së Muratit për Olën pasi emisioni xhirohet disa ditë para transmetimit.

 

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT