7.5 C
Tirana

Mos e humbisni apelin e Erion Kristos: Ndalova vjehrrin të më vijë në shtëpi…

VENDI

Unë jam mbyllur në shtëpi që të hënën. Kam dalë veç për blerje natën dhe me kujdes maksimal kur kam ardhur në shtëpi kam bërë dush. Kam ndaluar çdokënd të vijë në shtëpi madje dhe vjehrrin gjë e padëgjuar kjo.

Nuk është puna ta kuptosh vetë gravitetin e situatës. Duhet tua shpjegosh dhe njerëzve që vazhdojnë me zakonet e tyre duhet durim elefanti. Sot as puç puç mos thoni nëpër telefona harrojeni puçjen.

Jemi të gjithë mbartës potencialë nuk e di si do ndiheni kur ju tua ngjisni kovidin dhe njerëzve tuaj të afërt. Sot roli parësor është i psikologëve dhe sociologëve.

Ata duhet të shpërndajnë këshilla online pasi të jenë konsultuar ka shumë ankth. Qeveria pasi të marrë dhe masa me karakter ekonomik duhet të mbyllet.

Ata ushtarët rrugëve që të pyesin ku ke qenë për të të vënë gjobë 5000 euro të hiqen urgjent. Drejtori i Policisë me Shefin e Shtabit të Ushtrisë që dalin pa maska rrugëve janë gabim.

Më pëlqeu fjalimi i parafundit i Kryeministrit sikur mi kishte lexuar mendimet. Duhen marrë masa për njerëzit që nuk marrin dot masa. Shikoni punonjësit e fasonëve se po lënë nam pronarët.

Falënderoj gjithë ata sipërmarrës humanë që pezulluan aktivitetet duhet që njerëzit të paguhen që të jetojnë. Është situatë ekstreme dhe e panjohur. Po kështu ka qenë gjithmonë me epidemitë.

Me disa javë të mbyllur do ja dalim të kujdesemi për njerëzit që nuk kanë mundësi të vazhdojë rregulli i larjes së duarve nëse nuk doni që tiu lajë dikush tjetër.

As me këmbë mos u përshëndetni por ndoshta si komunistët me grusht nga larg. Sot jemi në dorën e mjekëve siç ishim në hyqmin e inxhinjerëve pas tërmetit. Tua lehtësojmë punën kujdes maksimal për fëmijët dhe për shkollimin e tyre.

Tani kuptojeni saktë këngën nën portokalle bien lulet e limonit. Mos i ndani nga vetja maskat bëjini dhe vetë si në kohërat e vjetra mos neglizhoni asnjë përpjekje.

Jemi ende në kohë ky dreq virusi është shumë i fortë po ne kemi mendjen kemi njëri tjetrin. Mos e lejoni veten të përdoreni nga një virus i pamend sqaroni të pasqaruarit. Erion Kristo.

- Advertisement -

TE FUNDIT