16.5 C
Tirana

Mori vetëm 13 vota në zgjedhje, Selami Jenisheri habit me deklaratën: E bëra Shqipërinë pjesë të OKB-së

VENDI

Deputeti i opozitës së re, Selami Jenisheri, ka bërë një deklaratë tejet të papritur këtë të premte nga foltorja e Parlamentit duke thënë se ai ka mundësuar që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

 

Jenisheri, njëkohësisht kryetar i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, u shpreh se Presidenti dhe Parlamenti duhet të thoshte “shyqyr që ka një deputet si Selami Jenisheri që e bëri pjesë Shqipërinë ne OKB”.

 

“Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat,” u shpreh ai.

 

Deputeti i opozitës së re që në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 13 vota në datën 25 prill, ka habitur edhe me pohimet se duke miratuar një ‘ligj për detektivët privat’ do të mundësohet që të arrestoheshin të korruptuarit.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT