12.5 C
Tirana

Moderatorja shqiptare zbulon si takoi Antonio Banderas: “I shkrova gruas së tij dhe ajo më …”

VENDI

Antonio Banderas numëron miliona fansa dhe një prej tyre është edhe moderatorja e njohur shqiptare, Fjodora Fjora. Moderatorja e takoi tre vite më parë Banderas në Francë dhe si shkoi takimi mes tyre e tregoi në studion e “Why Not”.

 

“E kam rastisur në Paris. Nëse unë kisha një njeri ëndërr dhe thosha në se Zoti do ma sjellë një ditë përballë nuk e di çfarë do ndodhë, ky ishte pikërisht Antonio Banderas. Unë e adhuroj në gjithë filmat që ka bërë. Thosha o Zot ma sill një ditë përpara dhe Zoti ma solli. Ishim në një restorant. Un e kisha 2 tavolina larg dhe ai ishte me kurriz. Po vija vërdallë e po mendoja ç’të bëj.

 

Ishte me gruan e tij të dytë dhe po shikoja. Filloja të klikoja në Instagram dhe kuptova që ajo ishte shumë e dhënë pas Instagramit, postonte çdo gjë. Thashë Ok një njeri që ka kaq shumë fiksim Instagramin, po t’i shkruaj do më shohë.

 

Duke qenë se jam një njeri official, me një tick blu me siguri që do ma varë. I shkrojta asaj dhe i thashë jam një gazetare nga Shqipëria, jam ulur 2 tavolina pas jush, ka mundësi të të bezdis vetëm 2 minuta sepse Antonio është personazhi që adhuroj më shumë në jetë.

 

Ma la seen. Çohet ajo në këmbë dhe po shkonte në tualet, kur u kthye po shikonte nga unë. I thashë Hi. Më tha ju jeni vajza që më shkrojtët në Instagram. Shkova bashkë me të në tavolinë, takova Antonion dhe i dhashë edhe celularin më bëri foto”, tregoi Fjodora.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT