31.5 C
Tirana

Moderatorja e sportit në super formë pas humbjes së 14 kilogramëve.

VENDI

Einxhel Shkira është një nga vajzat e bukura të ekranit, me një eksperiencë në fushën e moderimit ndërsa së fundmi atë e shohim si moderatore sporti. E ftuar në programin Rudina ajo ka treguar më shumë për këtë eksperiencë të re por edhe për detaje të tjera interesante nga jeta e saj.

Shkira ka treguar se ka pasur një ndryshim të madh në pamje sepse ka rrëzuar 14 kilogramë. Ajo është e lumtur për ndryshimin e bërë sepse e pranon që e kishte lënë veten totalisht pas dore me kilogramët që kishte marrë. Në krahasim me herën e kaluar po. Herën e kaluar kam qenë 14 kile më shumë.

Se si dihet mbase herën tjetër jam më shumë çfarë sbën vaki. Tani duhet ta marr më seriozisht këtë punën e peshës edhe të formës trupore. Kur e shikoj emisionin e herës së kaluar aty e kuptoj që zgjedhja më e mirë që kam bërë është që zgjodha të dobësohesha sepse kam dalë sikur po shpërthej. Ndryshim shumë i madh në jetën e njeriut dhe aty e kam kuptuar që e kisha lënë veten totalisht pas dore me ato 14 kile që kisha marrë.

- Advertisement -

TE FUNDIT