17.5 C
Tirana

Modelja dhe prezantuesja shqiptare merr ftesë nga Sali Berisha për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar në PD

VENDI

Moderatorja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Fjoralba Dezdari pritet të jetë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto me Sali Berishën ku edhe ka publikuar lajmin.

“Nesër mbahet Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike.

Uroj që ky kuvënd të jetë pika e kthesës në politikën e vëndit, po ashtu uroj që të jetë hapi i parë në rikthimin e shpresës.

Ndaj, ndihem e privilegjuar dhe e nderuar nga ftesa e Partisë Demokratike, për t’u bërë pjesë e Këshillit Kombëtar.

Me zotimin se do jap aty kontributin tim të bazuar mbi vlerat me të cilat jam edukuar dhe besoj, dhe moslëkundjen përballë asnjë sfide, kërkoj nga ju demokrat të nderuar përkrahje dhe mbështetje, për rrugëtimin tim të vështirë, por dhe të bukur drejt lirisë.

Të jem anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, është për mua mirënjohje e pafund ndaj të gjithë demokratëve.

Dhe një herë falenderoj të gjithë ata që besojnë tek unë dhe më kanë mbështetur”, shkruan Dezdari në njoftim

- Advertisement -

TE FUNDIT