12.5 C
Tirana

Modelet shqiptare, këngëtaret dhe politikanet frekuentuese të Dubait

VENDI

Modelet, blogeret, moderatoret, influencerat apo edhe politikane shqiptare kanë përqafuar së fundmi trendin e të vizituarit Dubain.

Fotot nga makinat luksoze, hotelet me pamje përrallore, psonisja e markave dhe darkat e shtrenjta kanë plotësuar panoramën e asaj që pa frikë quhet ‘jetesë prej sheikësh’ e vënë në pikëpyetje nga fansat e këtyre të fundit në fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Disa prej vajzave të famshme shqiptare që janë frekuentuese të rregullta të Dubait kanë bërë xhirot e rrjetit me udhëtimet e tyre aspak modeste teksa garën e kanë me njëra-tjetrën se kush reklamon më shumë luks.

Bukuroshet shqiptare janë frekuentuese të qytetit më të pasur të Emirateve të Bashkuara arabe.

Ndër ato që së fundmi kanë postuar foto nga ky destinacion janë këngëtarja Enca, treshja e modeleve Kejvina Kthella, moderatorja Arta Nitaj, Arta Elezaj, modelja dhe ish-misi Trejsi Sejdini, ish-misi shqiptar Nikita Prekaj e shumë emra të tjerë të njohur për publikun shqiptar.

- Advertisement -

TE FUNDIT