22.5 C
Tirana

Mjeshtri i arratisjeve pret hekurat e burgut të Peqinit…

VENDI

Një tentative spektakolare për tu arratisur nga burgu është shënuar në Peqin, në një institucion ku vuajnë dënimin persona me vepra kryesisht të rënda penale.

Gezim Tona ishte duke duke prere hekurat e rrethimit në kohën e pushimit kur është vënë re nga një officer I policisë së burgjeve.
I burgosuri është kapur në kohë falë veprimeve të shpejta të oficerit të burgjeve.
Gëzim Toma nuk është një emer kaq I panjohur.

Ai është dënuar me 20 vjet burg për vrasje dhe vjedhje me dhunë.
Jo vetëm kaq por një tjetër dënim ai e ka marrë edhe për vepren penale “arratisje nga vendi I dënimit”.

Më konkretisht në vitin 2013 ai u arratis nga burgu I Drenoves në Korcë bashkë me disa persona të tjerë, mes të cileve edhe Admir Tafili.

Pas arratisjes 37 vjecari u kap ne Athine dhe ne mars te ketij viti u ekstradua ne Shqiperia per te vuajtur denimin ne nje burg te sigurise se larte si ai i Peqinit.

- Advertisement -

TE FUNDIT