Mjeku i njohur infeksionist, Skënder Brataj ka folur mbi situatën e atë ardhmes së pandemisë në vendin tonë.
Ai ka dhënë një përditësim të situatës duke treguar se vera do të jetë e qetë dhe gjatë dimrit do të mësohemi të jetojmë me pandeminë.
Sakaq, ai tha se vitin tjetër pritet që pandemisë t’i vijë fundi edhe sipas parashikimeve të OBSH-së.