13.5 C
Tirana

“Mision sekret”, Luizi dhe Olta bëhen bashkë për këtë arsye

VENDI

Luizi dhe Olta të cilët u zgjodhën lider të dy grupeve, në lojën me litar, kishin një mision sot.

 

Ata duhet të bindnin të gjithë banorët që të hidheshin në pishinë, duke sajuar arsye të ndryshme.

 

Synimi i tyre ishte që banorët e rinj, Bledi, Tani, Keisi dhe Ermiona të laheshin në pishinë, pasi në këtë mënyrë, nuk do të kishin më imunitet.

 

Në fakt, të dy ata ia arritën qëllimit dhe të gjithë banorët u hodhën në pishinë.

 

Banorët e rinj, por edhe një pjesë e mirë e banorëve të vjetër, nuk dinin asgjë për planin e Luizit dhe Oltës, mision i cili u përcaktua nga Vëllai i Madh.

Luizi i tha Armaldos për misionin sekret dhe i kërkoi atij që së bashku të bindnin banorët e rinj për tu hedhur në pishinë.

 

Luizi u tha banorëve të hidhen për pavarësinë e Kosovës, duke qenë se sot festoi 15-vjetorin si shtet i pavarur.

- Advertisement -

TE FUNDIT