9.5 C
Tirana

Ministrja e Turizmit në vendin tonë thirrje djemve grekë: Hajdeni martohuni me vajzat shqiptare

VENDI

Mirela Kumbaro bëhet shpesh objekt memesh në rrjetet sociale dhe në portale të ndryshme, pasi jo pak herë deklaratat e saj janë paska qesharakë dhe ndonjëherë keqkuptohen.

 

Së fundmi, ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje djemve grekë të vijnë të punojnë, jetojnë dhe martohen në Shqipëri.

 

Ftesa e Kumbaros është bërë gjatë hapjes së Panairit të Biznesit, organizuar nga Dhoma e Tregtisë e qarkut të Gjirokastrës dhe të Janinës, ku i pranishëm ishte edhe zv.ministri i Jahstëm grek, Kosta Fraggoyannis.“Bizneset apo miqtë grekë të vijnë të punojnë, të jetojnë, të dashurohen apo të martohen këtu në Shqipëri apo anasjelltas”, shprehet ministrja Kumbaro.

 

Ministrja në fjalë harron që këtu po ikin djemtë dhe vajzat shqiptare në mënyrë masive nga dita në ditë, për një jetë më të mirë në Greqi, Gjermani, Itali, Francë apo kudo tjetër.

 

Kështu që këta djemtë grekë që do na vinkan këtu e do martohen me vajza shqiptare ta mendojnë mirë para se të nisen për në Shqipëri, se kanë për të mbetur beqarë për gjithë jetën.

- Advertisement -

TE FUNDIT