16.5 C
Tirana

Ministria e Mbrojtjes inspektime pranë tunelit që rrezikon shembjen

VENDI

Segmenti rrugor që lidh njësinë administartive Gjegjan me Pukën dhe Fushë-Arrëzin prej vitesh është një ndër segmentet më të rrezikshme për atë zonë.

Një ndër rreziqet më të mëdha në këtë segment ka sjellë tuneli në afërsi të Gjegjanit, i cili prej vitesh ka patur erozion duke bërë që të bllokohet disa herë dhe është dashur ndërhyrja e Drejtorisë Rajonale të Rrugëve dhe Bashkisë që ta pastrojnë nga inertet.

Ndonëse banorët kanë kërkuar vazhdimisht që të bëhej një ndërhyrje serioze që të zgjidhet njëherë e mirë ky problem, vetëm ditën e sotme ka filluar puna për një zgjidhje afatgjatë.

Një ekip i përbashkët nga Bashkia Pukë dhe Ministria e Mbrojtjes inspektuan sot rrezikshmërinë që u kanoset qytetarëve dhe mjeteve në tunelin e Gjegjanit. Shembja me eksploziv rezulton të jetë mënyra e vetme për evitimin e këtij rreziku serioz.

- Advertisement -

TE FUNDIT