16.5 C
Tirana

Ministri Lleshaj: Kemi të rinj milionerë dhe analfabetë.

VENDI

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit ministri i Brendshëm,Sandër Lleshaj deklaroi se aktualisht në vend po promovohen modele toksike për shoqërinë karakterizuar nga etja për pushtet dhe prestigj çka ka çuar sipas tij në të rinj milionerë por nga ana tjetër analfabetë.

Ne kemi përjetuar të gjitha anarkitë që thoshte dikur Fan Noli dhe sot rezultojmë në një shoqëri që kemi të rinj milioner dhe analfabetë. Ky lloj modeli ka shkatërruar të rinj dhe modele të tjera biznesesh.

Në këtë mënyrë gjithë shoqëria është vënë para një sfide të madhe. Duhet të vendosim drejtësi për ata që duan të punojnë në mënyrë të ndershme tha Lleshaj nga Kuvendi.

Është krijuar një model i pakuptueshëm që ligji ndjek njerëzit dhe jo njerëzit ligjin. Kemi krijuar modele shkatërruese për të rinjtë jemi për aktin ant iKÇK. Ka ardhur momenti për një kthesë historike në këtë fushë.

Duhet të vendosim drejtësi për ata që duan të punojnë në mënyrë të ndershme. Rreth 50 perqind e gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë mbetur në filtrat e vetingut. Këta që janë liruar në mënyrë të paarsyetuar kontribuojnë në rritjen e kr iminalitetit.

Akti normativ është me natyrë administrative dhe parandaluese. Kushdo që është dënuar për vepra të rënda penale duhet të justifikojë pasuritë. Personave që janë subjekt i ligjit nuk u lejohet të marrin pjesë në tendera.

- Advertisement -

TE FUNDIT