19.5 C
Tirana

Meteorologia e njohur : Kthese e papritur e motit, ja si pritet te jete fundjava dhe deri ne sa grade pritet te ulen temperaturat

VENDI

Sot edhe neser duhet te shijojme rrezet e diellit per nje pjese te mire te territorit Shqiptar, pasi gjate dites se premte dhe te shtune presim mot te kthejllet per nje pjese te mire te territorit, kryesisht zonat jugore dhe zonat perendimore gjate gjithe dites, ndersa zonat veriore dhe ato lindore gjate oreve te mesdites presim qe te kemi zhvillim te vranesirave duke sjelle rreshje te izoluara dhe afatshkurtra.

 

Shirat do te jene te paketa ne keto zona, te fokusuara gjate oreve te mesdites dhe pasdites, me pas serisht mbremja na rikthen kthjellimet edhe ne kete pjese te territorit.

 

Ajo qe vlen te theksohet eshte dita e diele e cila do te nisi qe ne oret e para te dites me kthjellime te paketa dhe vranesira te shpeshta ne te gjithe territorin, duke bere qe gjate oreve te mesdites dhe pasdites te kemi zhvillim te vranesirave duke na sjelle shira te paket dhe izoluar ne nje pjese te mire te territorit Shqiptar.

 

Rreshjet do te jene te izoluara por do te jene prezente gjate dites se diele, sic e thame gjate oreve te mesdites dhe te pasdites.

 

Me pas oret e mbremjes serisht na rikthejn kthjellimet por gjithesesi sot edhe neser do te kemi me shume diell, kshuqe e diela na ndryshon krejtesisht tablon e motit.

 

Ndersa persa i perket temperaturave te ajrit mengjesi i sotem ka qene disi me i fresket, duke qene se vlerat termike kane zbritur me 2 grade celcius ne zonat malore por jo vetem nje pjese te mire te territorit kemi patur renie gjate oreve te para te mengjesit.

 

Vlerat minimale kane zbritur ne zonat malore kane shenuar ne 7-8 grade celcius, ndersa ne ato zonat e uleta dhe bregdetare jo me shume se 17-18 grade celcius.

 

Gjate mesdites gjithashtu do te kemi renie duke bere qe maximumi sot te jete rreth vleres 27 grade celcius, edhe gjate dites se shtune nuk presim ndonje luhatje te madhe persa i perket vlerave termike, mbetet maximumi ne 27 grade celcius, ndersa e diela na sjell renie te temperaturave edhe gjate mengjesit gjithasthu edhe gjate mesdites, duke bere qe mengjesi ne zonat malore te zbresi ne 6 grade celcius ndersa maximumi gjate dites se diele parashikohet jo me shume se 25 grade celcius.

 

Kjo per shkak edhe te prezences se vranesirave ne territorin Shqiptar, por edhe rreshjeve megjithese do te jene te paketa ato do te jene prezente gjate te dieles

- Advertisement -

TE FUNDIT