13.5 C
Tirana

Meta vihet në lëvizje për sigurinë e Bashës, thërret në takim kreun e SHISH.

VENDI

Teksa për rrezikun që vetë ai deklaroi publikisht se i kanoset vendit më 30 qershor, duke bërë që të anulojë zgjedhjet, nuk thërriti as Këshillin Kombëtar të Sigurisë, këtë të hënë, mjaftoi një letër e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, që kreu i shtetit të thërrasë në takim, kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon.
Në takim mësohet se është edhe kreu i Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.
Kjo kërkesë e tij, mësohet se është bërë pas letrës që Bardhi i dërgoi sot ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, ku fliste për një takim që ka ndodhur sipas tij të premten në orën 15:00 mes Lleshajt dhe një punonjësi të gardës, njëherazi shoqërues i kryedemokratit Basha.
Sipas Bardhit, gardisti i ka treguar se në takimin në zyrën e Lleshajt, ministri i ka thënë që lideri demokrat është i rrezikuar dhe se gardisti Feim Dollapi do duhej t’i thoshte verbalisht nëse Basha do të kërkojë masa shtesë.
Në letrën e Bardhit thuhet se mënyra e dhënies së këtij infoamcioni është jashtë rregullave ligjorë, ndërkohë që i kërkon Lleshajt të shprehet nëse ky informacion është i bazuar në fakte, në të kundër sekretari i përgjithshëm i PD-së, thotë se ky është një shantazh politik.
Ende nuk dihet nëse takimi ka ndodhur vërtetë pasi nga Ministria e Brendshme ende nuk ka një reagim.

- Advertisement -

TE FUNDIT