15.5 C
Tirana

Meta palë me PD LSI në shkelje të opozitës: Ajo ka folur me fakte se zgjedhjet nuk do të jenë të ndershme

VENDI

Sikurse ishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta ka mbajtur sot në mëngjes një konferencë të jashtëzakonshme ku dha edhe argumentet për anulimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit, i cili u njoftua në nisje të protestës së tetë të opozitës.

 

Meta tha sot se sipas Kushtetutës, Presidenti është i vetmi organ që përcakton datën e zgjedhjeve.

 

Meta tha se pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet qoftë ato përgjithshme qoftë ato vendore, s’mund të zhvillohen.

 

Edhe pse ne shkelje te Kushtetutes, Meta duke u bere pale me Bashen e gruan tha:

 

“Jam sot për të shpjeguar para jush dhe gjithë qytetarëve arsyet për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit. Në zbatim të neni 92, Presidenti i Republikës është organi i vetëm kushtetues që ka për kompetencë caktimin e datës së zgjedhjeve si dhe për zhvillimin e referendumeve. Konkretisht në këtë dispozitë kushtetuta përcakton datën e zgjedhjeve. Pa pasur një datë të caktuar nga Presidenti i Republikës, zgjedhjet e përgjithshme apo vendore nuk mund të zhvillohen”, deklaroi Meta.

 

Presidenti deklaroi se partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarjeje. Meta tha se ekziston rreziku real që Shqipëria mund të shkojë drejt tensionit social.

 

“Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe gjykata e lartë ka dalë jashtë funksioni. Ekziston rreziku real që Shqipëria mund të shkojë drejt tensionit social dhe si kreu i shtetit e konsideroj këtë si rrezik serioz. Detyra primare kushtetuese e Presidentit është të garantojë unitetin e popullit. Organizimi i zgjedhjeve të lira është baza e një shoqërie demokratike. Realizimi i zgjedhjeve lokale, pa garë dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, është problematik”, tha Meta.

 

Presidenti theksoi se dita e zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi për qytetarët dhe jo një ditë përçarje. Ai i cilësoi pretendimet e opozitës si të bazuara në fakte dhe prova.

 

“Opozita ka praqitur fakte, bazuar edhe në proceset e mëprashme, se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të jenë të lira dhe të ndershme. Këto pretendime janë ngritur edhe mbi raportet e organizmave ndërkombëtare” – tha presidenti.

- Advertisement -

TE FUNDIT