16.5 C
Tirana

Meta lajmëron konferencë në 16:00, çfarë ka në mendje Presidenti?

VENDI

Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë këtë të martë në orën 16:00 një konferencë për shtyp.
Konferenca do të zhvillohet në ambientet e Institucionit të Kreut të Shtetit. Nuk dihet ende arsyeja e daljes publike te presidentit Meta ndonese qe tani kanë nisur të qarkullojnë variante nga ato me optimistet si apeli për dialog e deri tek opsionet që shtojnë edhe me tepër dilemat e krizes politikje ne vend si dorëheqja apo shpërndarja e parlamentit.

Një ditë më parë Meta shpjegoi arsyet që e cuan të ç’dekretonte datën 30 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve lokale duke argumentuar se ato janë zgjedhje farse dhe jodemokratike e së vendi rrezikonte të shkonte në dhunë dhe konflikt civil nëse nuk do të kishte pjesmarrje të gjërë në zgjedhje.
Një qëndrim ky që solli reagimin e menjehershëm të PS e cila kërkoi menjehere mocion me debat në seancën e së enjtes në kuvend që pritet të finalizohet me nje resolute per shkarkimin e Ilir Metës.
Sipas kërkesës së dorëzuar në Kuvend nga kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Meta ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën përmes anulimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Në kërkesë, PS e akuzon presidentin se me veprimin e tij po pengon qytetarët shqiptarë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre vendor.
Vetë kryeministri Rama të hënën mblodhi Kryesinë e PS ku teksa e cilësoi si antikushtetues vendimin e Metës bëri të ditur se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

Nga ana tjetër, kreu I qeverisë në lidhje me këtë çështje zhvilloi edhe një takim me ambasadorët e BE në Tiranë si dhe me të ngarkuarën me punë të SHBA, Leyla Moses-Ones.
Por ndryshe nga qëndrimi I Ilir Metës, OSBE dhe BE nëpërmjet qëndrimeve mbrëmjen vonë të hënën nga Lajcak dhe Kocijancic bënë thirrje që të respektohet data e zgjedhjeve dhe vullneti I qytetareve shqiptare për të votuar ndërsa apeluan për rivendosjen e dialogut politik sa më shpejt.

Vizion Plus TV

- Advertisement -

TE FUNDIT