9.5 C
Tirana

Meta dha “këshilla” për koronavirusin, Beqaj publikon foton e stafit të tij: Ka vend plot oborri, mund ta ruanin distancën

VENDI

Pas deklaratave të Ilir Metës ditën e sotme ku bënte moral dhe se si duhet të jemi më të kujdesshëm me koronavirusin, ka reaguar edhe ish Ministri i Shëndetësisë, deputeti Ilir Beqaj.

 

Me anë të një postimi në facebook duke ironizuar deklaratat e Metës sot dhe duke publikuar një foto të këshilltarëve të presidentit, Beqaj shkruan se: Përhapja e shpejtë e sëmundjes së Covid-19 në vend ka qënë sot edhe në vëmendjen e presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij, zotit Ilir Meta.

 

Me shumë të drejtë, presidenti Meta “…. kërkon urgjentisht një reflektim serioz, të përgjegjshëm dhe transparent ….”.

Seriozë e të përgjegjshëm duhet të jemi të gjithë. Përfshirë edhe 5 “muskëtierët venedikas” të zotit Meta. Ngëzëllimin vetjak rreth opinionit më të fundit të Komisionit të Venecias, këshilltarët e zotiti Meta mund ta përcillnin në publik edhe jo duke u përqafuar, por në një distancë 2 metra nga njëri-tjetri. Lëndina e oborrit të Presidencës është e bollshme.

- Advertisement -

TE FUNDIT