16.5 C
Tirana

Mesazhi i fortë i priftit: Tan Shqipnia asht ba vetëm Tiranë, ne të tjerët jena njerëz të kategorisë së dytë.

VENDI

Ne të varfnit jena si miza për ta…
Prifti Katolik Famullitari i Velipojës, Dom Marian Gega, ka mbajtur nje fjalim të fortë, ndërsa i jepej lamtumira në kishë, 10- vjeçares Noemi Preka,
e cila nuk arriti dot t’i mbijetonte dot aksidentit tragjik, në të cilin ndërruan jetë edhe babai, motra dhe vëllai i saj.
Nga aksidenti tragjik mbijetoi vetëm nëna e fëmijëve, të cilës nuk guxon njeri t’i thotë të vërtetën e humbjes së fëmijëve dhe burrit të saj.
“Si nuk u hoq një patente per rrip apo alkool në zonën tonë?
Tan Shqipnia asht ba vetem Tirane.
Ne te tjeret jena njerez te kategorise dyte…
Ju jeni te pergjegjeshem per jeten, vendosni rripin e sigurimit, merrni kurajon, thoni prinderve ‘ecni ngadale’.
Vec vdekja mberrihet shpejt, asgje tjeter.
Largohuni prej fuoristradave drejtohen prej të pasunve, e ne te varfnit jena si miza per ta”, tha i revoltuar Dom Marian Gega, ndërsa mbahej ceremonia mortore për 10-vjeçaren Noemi Preka.

- Advertisement -

TE FUNDIT