12.5 C
Tirana

Merret VENDIMI: Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja sa do të kushtojnë nafta dhe gazi në vend

VENDI

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vend.

 

Kështu, çmimi i naftës është ulur nga 237lekë/litri që ishte para tre ditësh, e nga sot do shitet me pakicë 232 Lekë/litri. Sipas bordit, këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

 

Njoftimi i Bordit:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 10 Maj 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

 

Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:

 

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 10.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

 

220 Lekë/litri për gazoilin;

 

212 Lekë/litri për benzinën;

 

88 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.

 

Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 7.5.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:

 

232 Lekë/litri për gazoilin;

 

224 Lekë/litri për benzinën;

 

100 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

 

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

- Advertisement -

TE FUNDIT