3.5 C
Tirana

Merita Halili zbulon sëmundjen e rrallë me të cilën këngëtarja përballet prej vitesh!

VENDI

Pas një kohe mungesë përshkak të Covid-19, Merita Halili është kthyer në Shqipëri për të qenë pranë adhuruesve të shumtë të saj.

 

Artistja e madhe e muzikës popullore shqiptare ishte e pranishme në “Expuls” ku rrëfeu për problemet e saj me shëndetin.

 

Këngëtarja ka rrëfyer se ajo vuan nga Lupus, sëmundje të cilën 2-3 persona e kanë pasur në vendin tonë.

 

“Është një sëmundje autoimune që quhet Lupus, nuk ka qenë e përhapur në Shqipëri 2-3 veta mund ta kenë pasur, ka të bëjë me imunitetin. E kam minore, në lëkurë por e mbaj në kontroll dhe duhet të kujdesem mos rri shumë në diell”, ka thënë ajo.

 

Lupusi është një sëmundje që shfaqet kur sistemi imunitar i trupit tuaj sulmon indet dhe organet tuaja (sëmundje autoimune). Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të prekë shumë sisteme të ndryshme të trupit , duke përfshirë kyçet, lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.

 

Nga kjo sëmundje vuajnë edhe të famshme si Selena Gomez, Lady Gaga dhe Toni Braxton.

- Advertisement -

TE FUNDIT