16.5 C
Tirana

“Meqë erdhi mundësia po bëjmë edhe një vjedhje”/ Për çfarë e ka fjalën Rama?

VENDI

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij përpara qytetarëve të Lezhës, ku po hapet fushata e Pjerin Ndreut, kandidat pë kryebashkiak, ka thumbuar opozitën për akuzat në ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Sipas Ramës, për opozitën çdo punë e mirë që bëhet është vjedhje.

“Meqë erdhi mundësia po bëjmë edhe një vjedhje të madhe në rrugën Milot Balldren se për të gjitha ata çdo punë që bëjmë ne është një vjedhje e madhe. Ju këtë rrugë e njihni si autostrada e vdekjes pasi i ka marrë jetën shumë njerëzve. Këtë segment ne do ta ndërtojmë vetë sepse koha nuk pret, ndërkohë që është edhe në projektet e Berlinit. Ne do ta ndërtojmë shpejt për 30 muaj falë PPP ose siç thonë ata vjedhjes. Ata janë mishërim i shprehjes bërtet hajduti kapeni hajdutin”,-tha Rama./CNA.al

- Advertisement -

TE FUNDIT