22.5 C
Tirana

Mentor Haziri: RTSH më tradhëtoi keq. Ata bëjnë pazare për të fituar siç bënë edhe me Ronelën

VENDI

Kur thua muzikë e mirë të shkon mendja tek një artist si Mentor Haziri. Gjithmonë ka sjellë muzikë shumë të mirë për publikun shqiptar dhe jo vetëm.

 

I ftuar në D-Night një program nga Dajana Shabani në Rtv Ora, ai ndau me publikun projektet e tij për këtë sezon të verës, por edhe disa pakënaqësi të cilat e penguin ndoshta të realizonte një ëndërr të tijën.

 

 

Pjesë e Eurovizionit apo jo? Këtë na e tregon vetë artisti.

 

Dajana: Do të jesh pjesë e Eurovizionit ndonjëherë Mentor?

 

Mentor Haziri: Me shumë qejf… Eurovizioni është… nuk mund të them një ëndërr për mua se ato janë më të mëdha se Eurovizioni, por me shumë qejf kisha përfaqësuar Shqipërinë dhe Kosovën.

 

Vitin e kaluar unë kisha një përvojë shumë të keqe sa i përket aplikimit tim për të marrë pjesë në kompeticionin e këngës në RTSH dhe aty u tradhëtova keq. Kënga ime nuk u pranua. Nuk ma pranuan qëllimisht për shkak të pazareve të tyre për të fituar kënga në këtë rast e Ronelës.

 

Dhe ja një këngë e cila zgjidhet ndoshta me të njohur dhe nuk është që do bëjë boom atje. Nuk është që bëri boom edhe kënga e Shqipërisë fatkeqësisht, megjithëse Ronela bëri të pamundurën duke dhënë maksimumin.

 

Unë ia kam uruar dhe i uroj të gjitha të mirat, por ja që një këngë ndoshta zgjidhet vetëm se e njeh dikë nuk është se do të ketë rezultate të mëdha në skenën dhe arenën ndërkombëtare të këngës.

 

Dajana: Mentor po thua praktikisht që u përjashtove enkas dhe nuk u pranove fare pikërisht se gjërat dhe çmimet ndahen në tavolinë?

 

Mentor Haziri: Absolutisht, por unë këtë gjë nuk e kam besuar kurrë kur ma kanë thënë në të kaluarën, por në përvojën time kam vërejtur dhe kam parë që aty me të vërtetë gjërat ndahen paraprakisht, para se të shkohet aty, të gjithë e dinë se kush do të fitojë.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT