Me rihyrjen në shtëpi të Kiarës dhe Efit pak javë më parë, grupin LEK i “BBVIP” nuk u ribashkua menjëherë,
teksa vajzat patën mjaft debate, të nxitura edhe nga ngjarjet e ndodhura jashtë, ndërsa në mes të “përballjes” së tyre u gjend Luizi. Këngëtari sigurisht zgjodhi të mbajë anën e partneres së tij, duke mos ditur se cfarë kishte ndodhur mes vajzave, megjithatë u duk sikur mosmarrëveshjet mes tyre u zgjidhën, me Kiarën dhe Efin që bën “paqe” dhe me të tre ata që nisëm të ishin sërish të afërt, sidomos në lojë.
Megjithatë duket se Luizi nuk e ka harruar atë cfarë ndodhi gjatë atyre ditëve, më saktë gjatë dy javëve të fundit, teksa në një bisedë me Kiarën ditën e sotme ka thënë se është duke “i lënë vetë terren” Efit, për ta parë se deri ku do të shkojë. Kështu, këngëtari tha se nuk i ka ndërhyrë në biseda e debate, duke i dhënë idenë se ka mbështetjen e tij, por mesa duket ka një plan që ta nxjerrë ish-konkurenten e “Për’puthen” jashtë shtëpisë.
Luizi tha se “Efi mendon që e ka shfrytëzuar” gjatë kësaj kohe, ndërsa tha se është gjendur në situatë të vështirë nga ajo edhe nga Kiara, me të dyja që i kanë sjellë probleme nga jashtë dhe me të dyja që i kanë “kërkuar besimin”, gjë që sipas tij nuk është normale dhe Efi këtë e ka bërë me qëlllim.
Ndërkohë plani i tij është që ta ketë Efin në anën e tij, deri në momentin që do të dalë në nominim “kokë me kokë” me të, për ta nxjerrë nga shtëpia. Ai tha se nuk do që ta shtyjë në limite e ta nxjerrë me zarfin e zi, apo ta provokojë që dalë jashtë si “heroinë”, por do ta mundë me lojë. Gjatë kësaj kohe Kiara dëgjoi për “planin” e tij, megjithatë nuk foli shumë, duke i kërkuar vetë të mos hynte më në mes atyre të dyjave.
Nuk është sekret që Luizi do Kiarën në finale dhe për Efin do të luftojë që mos ta arrijë, megjithatë surprizë është fakti që ka këto mendime për atë që e ka konsideruar mikesha e tij dhe që planifikon ta nxjerrë jashtë.