11.5 C
Tirana

Melisa zbulon përse e mbajti të fshehtë lidhjen me Andin, plas debati i ashpër me Shqipen

VENDI

Melisa dhe Andi kanë zbuluar lidhjen e tyre të dashurisë me anë të një klipi muzikor.

Ndonëse njohja e tyre nisi në programin Për’Puthen, historia u finalizua jashtë dhe Melisa ka treguar në rubrikën “Trotuar” në E diell se prisnin që të kishin diçka konkrete për t’ia treguar edhe publikut.

“Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim dicka mes nesh dhe t’ja tregonim edhe të tjerët”, tha Melisa.

Nuk ka munguar debati me një prej konkurrenteve të Për’puthen, Shqipen, e cila shprehu pëlqim për Andin por asgjë nuk vijoi me tej. Shqipja pretendoi se e bënë publike lidhjen me klikime, ndërsa Melisa zgjodhi të mos debatonte gjatë me të. Në këtë bisedë, Andi nuk bëri asnjë ndërhyrje.

Shqipja: Pse nuk e keni shpallur brenda programit që keni qenë bashkë dhe pse e keni mohuar kur produksioni ju ka ulur tek kafja marrëdhënien tuaj apo prisnit të bënit këngën se çdo gjë për klikime.
Melisa: E ke parë?

Shqipja: Çdo gjë për klikime? A të pëlqyen klikimet?

Melisa: Do flasësh vetë?
Shqipja: Melisa ka ngatërruar diçka, vërtet programi kishte që mund të futej cdo lloj kategorie. Por një gjë e bëmë të dyja bashkë, të dyja u futëm me emrin tim. Por kemi një gjë jo të përbashkët, unë një gjë e mbaj deri në fund, nuk ndryshoj, kurse ti je si kameleon.

Melisa: Unë jam multidimensionale. Fol me veten po ashtu. Nëse do të bërtasësh, fol me veten.

- Advertisement -

TE FUNDIT