5.5 C
Tirana

Mega-Skandal/ Veliaj ua jep ushqimet e skaduara të varfërve

VENDI

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka denoncuar një skandal që bëhet me ushqimet të cilat dhurohen në mencat ku kryetari i bashkisë, Erion Valiaj, shërben ushqime për të varfërit.

Berisha shkruan, se sipas një mesazhi që i është dërguar nga punonjësi i një supermarket në Tiranë, ushqimet e skaduara (makarona, oriz, konserva, etj), hiqen mënjëanë për mensën e të varfërve.

“Ato me datë skadimi të kaluar po i vendosnin në disa kuti kartoni. Kurioziteti më shtyu t’i pyes se çfarë do t’i bënin këto ushqime të skaduara, dhe njëra nga gocat më psherëtiu në kofidencë që shefi (supozoj që e kishte për pronarin e marketit) na ka porositur t’i paketojmë se do ia dërgojmë bashkisë sepse atyre u duhen për mencat e të varfërve.” Shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Nëse këto akuza janë të vërteta, ky është një mega-skandal i kreut të bashkisë, Erion Veliaj, i cili bën bamirësi me ushqime të skaduara.

Postimi i plotë i Berishës

Superskandal!

Lal Plehu helmon te varferit me ushqimet e skaduar!

Lexoni denoncimin e krimit te shemtuar nga qytetari dixhital. sb

Berisha miredita. Doja te beja publik nje shemti te padegjuar ndonjehere. Ne mencat falas per te varfrit te Bashkise Tirane sherbehet ushqim i skaduar. Sot ne marketin e lagjes ku banoj gocat qe punonin aty po selektonin ushqimet (makarona, oriz, konserva, etj) dhe ato me date skadimi te kaluar po i vendosnin ne disa kuti kartoni. Kurioziteti me shtyu ti pyes se cfare do ti benin keto ushqime te skaduara, dhe njera nga gocat me psheretiu ne kofidence qe shefi (supozoj qe e kishte per pronarin e marketit) na ka porositur ti paketojme se do ja dergojme bashkise sepse atyre u duhen per mencat e te varferve.
Nuk ka pershtirosje me te madhe kur mendon qe kryetari i bashkise ben bamiresi (i helmon me mire) per te varfrit me mallra te skaduara.
Nuk gjej fjale te tjera per te komentuar me tej, por Zoti vente dore sepse sdi a ka njeri qe i kontrollon keta pseudo bamires. Turp, turp dhe vetem turp.

Ps nuk po vendos adresen e marketit per te mos dekonspiruar burimin./CNA.al

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT