Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane. Bëhet fjalë për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja. Sipas prestigjiozes italiane, Gazzetta dello Sport, Edi Reja nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë. I njëjti burim raporton se kontrata e trajnerit italian ka përfunduar në ndeshjen ndaj Francës dhe nuk do të rinovohet më.
Ndërkohë trajneri Reja po mbyll eksperiencën shqiptare. Kontrata ka mbaruar në ndeshjen e fundit kualifikuese. Trajneri do të takohet me presidentin e federatës por divorci duket i paevitueshëm, shkruan Gazzetta dello Sport. Nuk na ngelet vecse te presim nje fjale nga vete Reja.