8.5 C
Tirana

”Më ranë në qafë kot, nuk mund t’i fal” Rosela Gjylbegu flet për konfliket me kolegët dhe gazetarët

VENDI

Ajo është pa diskutim një nga këngëtaret më të dashura për publikun, një trëndafil i Shkodrës dhe jo vetëm, ndonëse për fat të keq së fundmi ka braktisur muzikën për t’ju përkushtuar punës së përditshme në administratë. Megjithatë Rosela Gjylbegu nuk është se i shpëton lehtë shtypit rozë dhe fërkimet me dy personazhë të famshëm në vend si Enca dhe Olti Curri, nuk mund të kalojnë pa u vënë re.

Në vitin 2016-të Rosela e etiketoi Oltin me fjalën ”balenë” dhe duke thënë se pjesëmarrja e tij në jurinë e ‘’Këngës Magjike’’ ishte e papërshtatshme, gjë e cila nuk u prit mirë nga opinionisti. Ndërsa sherri me Encën ndodhi vitin e kaluar kur këngëtarja shkodrane deklaroi publikisht se nuk do të bashkëpunonte kurrë me të. Menjëheri erdhi reagimi i Encës, duke e quajtur Roselën “gjyshe”.

E ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Rosela foli për herë të parë mbi këtë temë duke pohuar se me dy personazhet nuk është pajtuar ende. “Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafe, po patjetër. Më ranë në qafë tek të dy rastet. Po akoma nuk kemi mbërritur te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë publiku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak”, u shpreh Rosela.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT