31.5 C
Tirana

Me këto truke këmbët tuaja nuk do të vijnë më kurrë erë të keqe.

VENDI

Me siguri edhe ju keni një palë të tilla në garderobë dhe jeni skuqur sa herë jeni detyruar ti hiqni diku aq më tepër kur i mbathni zbathur pa çorape. Një ndër tendencat e këtij viti është pikërisht veshja e këpucëve dhe balerinave pa çorape.

Ja si të hiqni erën e keqe nga balerinat me dy truke të thjeshta. Sodë buke e përzier me niseshte dhe pudër bebeje kombinimi i ketyre përbërësve do të neutralizojë ph e djersës së këmbëve redukton bakteret dhe largon erën e keqe nga balerinat.

Në një enë shtoni 1 lugë çaji me niseshte sodë buke dhe pudër bebeje dhe hidheni brenda balerinave. Përhapeni në të gjithë sipërfaqen dhe më pas futini në një qese me zip në ngrirje dhe lërini gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes era e keqe nuk do të ndihet më.

Uthull molle llak flokësh dhe gjethe dafine. Në një gotë shtoni sipas dëshirës uthull molle spruconi më pas llak flokësh dhe vendosni dy ose tre gjethe dafine për një orë. Pasi të hiqni gjthet e dafinës përdoreni lëngun e mësipërm për balerinat tuaja.

Njomni pjesën e brendshme me anë të një tamponi pambuku dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti. Të nesërmen do të duken si të paveshura më parë.

- Advertisement -

TE FUNDIT