13.5 C
Tirana

“Më ka tradhëtuar me 12 gra, i pashë të gjitha”/ Modelja e njohur demaskon të dashurin

VENDI

Amber Rose së fundmi ka akuzuar partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra. Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra.

 

“Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave.Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet.

 

Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështuqë nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time.

 

Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund.Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më.Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose shkrimin e saj.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT