10.5 C
Tirana

Me gafën që bëri, Olta nuk merr asnjë votë nga shqiptarët e Kosovës dhe ata që janë patriot të mëdhenj

VENDI

Mbrëmjen e së hënës, banorët e Big Brother VIP Albania kanë pranuar mesazhe të shumta nga fansat përmes aplikacionit ‘Big Love’.

 

Mes mesazheve të shumta, këngëtari shkodran Luiz Ejlli ka pranuar një mesazh që supozohet të ketë ardhur nga Hamëz Jashari, djali i Bekim Jasharit. “Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhej në mesazhin e pranuar nga Luizi, i cili ka marrë reagime të shumta nga banorët e tjerë.

 

Mirëpo në sy ra reagimi i aktores Olta Gixhari, e cila në një moment pyet: “Çfarë është Prekazi?”. Më pas ka qenë banorja nga Kosova, këngëtarja Nita Latifi, ajo e cila ia ka shpjeguar që Prekazi është vendi ku kanë rënë heroikisht një familje e tërë gjatë luftës. Njohuritë jo të mjaftueshme për historinë e luftës së Kosovës nga ana e aktores durrsake, kanë zhgënjyer shumë prej fansave të saj.

 

SHIH VIDEON

- Advertisement -

TE FUNDIT