8.5 C
Tirana

Mbesa merr në mbrëmjen e maturës gjyshen 97 vjeçare; arsyeja do t’ju përlotë të gjithëve

VENDI

Helen Danis, një grua 97-vjeçare nga Rhode Island, kurrë nuk i përjetoi emocionet e kërcimit të parë ndoshta edhe të një puthjeje në mbrëmjen e maturës rreth 80 vite më parë. Asokohe ishte koha e Depresionit të Madh në Amerikë dhe Helen si një adoleshente nuk mund t’ia lejonte vetes të tilla argëtime.

Vitet do të kalonin dhe gjyshja e shumë nipërve dhe mbesave nuk do e mendonte më kurrë se do të shkonte në një mbrëmje mature të vërtetë me gjimnazistë deri sa mbesa e saj Julie Huddon e ftoi në festën e saj.

Vajza kishte menduar çdo gjë deri në detaj, nga letra që i kishte shkruar, lulen që tradicionalisht gjimnazistet mbajnë në dorë, mbrëmjen e maturës e deri tek fustani apo kurora!

“Nëna, a do të jesh mbretëresha ime e mbrëmjes së maturës” ishte mesazhi që e ka bërë gjyshen 97 vjeçare të fluturonte nga gëzimi.

“Mesazhi i përgjithshëm është se ne duhet të kujdesemi për gjyshërit tanë, të moshuarit e mos t’i lëmë në vetmi “ tha Gerald Habershaë, drejtori i shkollës për CNN. “Ishte një natë e bukur, dhe të rinjtë ishin shumë të gëzuar të kishin gjyshen e shoqes së saj në ballo. ”

Nuk është asnjëherë vonë të bësh ëndrrat e tua realitet

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT