20 C
Tirana

Mbërrijnë të tjera ndihma, shqiptarët e Italisë sjellin pajisje dhe pako me ndihma

VENDI

Edhe shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në rajonin e Bergamos në Itali janë solidarizuar duke dhënë kontributin e tyre për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti

Ata kanë grumbulluar ndihma në ushqime dhe veshmbathje të cilat kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të premteje në portin e Durrësit.

 

Pakot u dorëzuan tek shkolla Leonik Tomeo në qytetin bregdetar.

 

Kjo qendër do funksionoje si e tille edhe pak dite, pasi te hënën aty do te nise mesimi. Nënkryetari i bashkisë Durrës Arber Braho shpjegon mënyrën se si ndahen këto ndihma nga qendra në drejtim të vendeve ku janë strehuar qytetarët.

 

Edhe pika e grumbullimit tek pallati i sportit është mbyllur ndërsa ndihmat në ushqime dhe veshmbathje qe ishin atje janë ndare dhe paketuar sipas kërkesave qe mbërrijnë nga hotelet.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT