13.5 C
Tirana

Maturantët japin provimin e Gjuhës dhe Letërsisë

VENDI

36 mijë maturantë kanë përfunduar sot provimin e dytë të maturës, atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë pas një procesi që zgjati 90 minuta. Njësoj si me testimin e parë çdo shkollë është monitoruar nga efektivët e policisë për të shmangur incidentet e mundshme.
Megjithatë pas daljes nga sallat, nxënësit u shprehën se masat e marra ishin të rrepta duke mos lejuar asnjë hapësirë për kopjim apo mbajtje të aparateve elektronike. Testimi sipas nxënësve kishte një nivel mesatar vështirësie.
Por ecuria e provimit u vu ne pikëpyetje nga opozita. Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi publikoi në facebook fletën me pyetje që sipas tij ishte dërguar nga nxënësit pak pas nisjes së provimit. Boçi tha se ky ishte një krim shtetëror që duhet dënuar. Për këtë Ministria e Arsimit, përgjegjëse për mbarëvajtjen e maturës, ende nuk ka një reagim zyrtar.
Provimi i radhës, ai i lëndës së matematikës do të zhvillohet pas 5 ditësh me datë 17 qershor.

- Advertisement -

TE FUNDIT