13.5 C
Tirana

“Marrin pagesa nga 25 mijë euro” U largua nga emisioni, Endri Shabani i kërkon ndjesë…

VENDI

Mbrëmjen e djeshme drejtuesi i “Nismës Thurje” Endri Shabani vendosi të largohej nga studio e programit “Open” duke pretenduar se moderatorja Eni Vasili nuk po e lejonte të mbaronte fjalën.

Pas këtij veprimi, ai i ka kërkuar ndjesë shikuesve nëpërmjet një reagimi të gjatë, ku shpjegon ndër të tjera dhe arsyet.

“I kërkoj ndjesë shikuesve që sot u largova nga studio e Open ende pa mbaruar emisioni. Arsyeja ishte se nuk mu dha hapësira të thoja të vërtetat e mia, në mënyrë të barabartë me ata që përhapën të pavërtetat e tyre.

Pasi kisha më shumë se gjysëm ore që po dëgjoja Frrokun që tregonte se pse të rinjtë e Thurjes kanë më pak ide politike se djemtë e Qifes, tentova të shpalosja këndvështrimin tim, i cili u konsiderua pa interes për moderatoren”, shkruan Shabani.

Ai thotë se në 30 ditë fushatë emisioni Open nuk kanë qenë asnjë minutë i hapur për forcat e reja, si Nisma Thurje apo kandidatët e pavarur, ndërsa për partitët e tjera thkeson se atyre iu është dhënë hapësirë që të bënin kundërfushatë ndaj prurejve të reja. Shabani kërkon që emisionet të bjënë transparencë për pagesat që marrin.

“… do ishte mirë të bëhej transparente nëse pagesat nga tre mijë, 10 mijë apo 25 mijë euro për emisionet në televizionet private janë paguar duke respektuar legjislacionin tatimor apo ligjin për median audiovizive. Publiku ka nevojë ta dijë cila ka qënë reklamë e paguar dhe cila jo”, vijon drejtuesi i Nismës Thurje.

- Advertisement -

TE FUNDIT