10 C
Tirana

Manastirliu: Ndërpriten ndërhyrjet kirurgjikale, përveç…

VENDI

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në një dalje për mediat se në të gjitha spitalet e vendit do të ndërpriten ndërhyrjet kirurgjikale me përjashtim të atyre të urg jencës. Ndalohen ndërhyrjet operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar ato që kanë lidhje me patologjitë malinje.

Nuk do të ketë ndalim për shërbimet kirurgjikale të urg jencave. Këto masa nuk cen ojnë shëndetin e qytetarëve por vendosin rregulla për të forcuar masat dhe për tiu përgjigjur më mirë situatës tha ajo. Kemi të gjitha planet e gatshme.

Ato janë dinamike që ndryshojnë në varësi të shkallës së rrez ikshmërisë dhe forcohen me masa të tjera shtesë dhe futen në funksion në momentin që ka një element për tu vlerësuar. Dua të siguroj qytetarët që personeli është i mirëtrajnuar dhe kemi pasur kohën të bëjmë të gjithë trajnimet përkatëse.

Nuk është hera e parë që mjekët dhe infermierët përballen me situata të pazakonta me viruse shtoi ministrja. Ajo gjithashtu konfirmoi vendimin për anulimin e grumbullimeve masive si koncerte tubime deri në 3 prill si dhe ndalimin e eksporteve për barna dhe materiale mjekësore për të siguruar më shumë rezerva në vend.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT