13.5 C
Tirana

Makina pluskon në ujë, dalin pamjet nga aksidenti ku humbën jetën babë e bijë

VENDI

Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksidenti që u mori jetën dy personave.

Siç shihet edhe në pamje, makina ka qenë duke udhëtuar mbi urë, por ka dalë nga ajo dhe ka përfunduar në kanalin me ujë.

Mjeti është përmbytur nga uji dhe për dy personat që ndodheshin brenda ishe e pamundur dalja jashtë. Për pasojë ata kanë ndërruar jetë.

Njoftimi:

Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase e identifikuar si Aurora Basha.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT