9.5 C
Tirana

“Ma ngacmojnë vajzat e reja”/ Këngëtarja xheloze e “çmendur” për burrin 8 vite më të vogël

VENDI

Elda Shabani është një nga personazhet që vështirë të harrohet nga të gjithë ne. Ajo është quajtur ndryshe dhe si Madonna shqiptare për shkak të stilit të saj dhe ekstravagancës.

Pas kaq vitesh ajo është rikthyer në ekran. E ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” këngëtarja Elda Shabani ka folur rreth jetës së saj private dhe bashkëshortit 8 vite më të ri.

Lidhur me këtë të fundit, 43 vjeçarja tregoi se e sheh si fëmijën e tretë, jo vetëm nga diferenca në moshë, por edhe për shkak të ngacmimeve që ai merr nga vajzat e reja.

“Bashkëshorti im është pak king dhe filluan disa femra ta ngacmonin në syrin tim, t’i flisnin, njëra ja bënte me sy dhe ky për momentin u hutua”, tha Elda, teksa po tregonte një nga skenat kur ishte bërë me të vërtetë xheloze.

“ Unë e di që ai është shumë i sinqertë, por ajo xhelozia më hëngri këtu nga brenda…Ai është mjekrosh dhe ia kapa mjekrën: bukurosh eja këtu, i thashë”, përfundoi ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT