15.5 C
Tirana

Lulzim Basha vjen sot në Shkodër me një mision.

VENDI

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka nisur turin e takimeve me të rinjtë, të cilin e ka pagëzuar Rrugëtimi për Shqipërinë. Pas Elbasanit dhe Korçës, Basha do të jetë ditën e sotme në Shkodër, për të takuar të rinjtë e këtij qyteti. Shihemi sot në Shkodër në orën 17 me të rinj e të reja për të vazhduar bashkë Rrugëtimin për Shqipërinë, shkruan kreu i PDs.

Emigracioni, punësimi i të rinjve dhe arsimi kanë qenë katër çështjet kryesore në të cilën është fokusuar kreu i Partisë Demokracisë, Lulzim Basha me të rinjtë në Elbasan dhe Korçës. Objektivi i këtyre takime me qytetarët, siç njofton PD, është projekti i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që qytetarët do të ngrenë me Bashën. Turi i takimeve vjen në një kohë, kur opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike.

- Advertisement -

TE FUNDIT