12.5 C
Tirana

Luizi dhe Kara bëjnë planin perfekt si ta përjashtojnë Maestron nga BBV! Nuk do e besoni deri ku i ka shkuar mendja…

VENDI

Tanimë të gjithë e dimë që banorëve iu dha një ultimatum nga “Vëllai i Madh” për sjelljen dhe gjuhën e përdorur në shtëpi. Ultimatumi u vu në zbatim gjatë kësaj jave, ku dy banore u skulifikuan nga gara me arsyen se kanë ushtruar dhunë verbale dhe kanë kërcënuar: Ermiona dhe Eva.

 

E teksa e shtuna po vjen, duke nisur nga ky ultimatum, Luizi ka një plan se si të përjashtojë Armaldon.U duk se dyshja u sqaruan dhe i lanë pas hatërmbetjet mes njëri-tjetrit, por jo.

 

Mbrëmjen e djeshme Armaldo e quajti Luizin “çapaçul”, gjë që pasoi me diskutime mes tyre, ku Luizi i përmendi zarfin e zi dhe faktin se ndjehet i bullizuar nga ai.

 

Në një diskutim më pas me Kiarën, Luizi tha se është shumë i lumtur dhe ditën e nesërme në Prime, do ta kuptojmë edhe arsyen. Më tej, ai i shpjegoi Kiarës planin e tij për të skualifikuar Armaldon nga loja.

 

Sipas Luizit, kur ai iu drejtua Armaldos me fjalën “çapaçul” javë më parë, kjo gjë u dikustua gjatë dhe maestro në atë kohë u shpreh se ndihej i ofenduar. Dhe tani po ndodh sërish e njëjta gjë por në mënyrë të anasjelltë.

 

Sipas Luizit, tani edhe ai ka të drejtë të ndihet i fyer nga fjala që maestro i tha, e cila erdhi pas ultimatumit nga “Vëllai i Madh”.

 

“Mua ai sot më tha “çapaçul”, por kur unë ia thash atij u bë nami, e diskutuam gjatë dhe ai tha se u ndje i fyer. Tani edhe unë ndjehem i fyer, por puna është se ai e tha pas zarfit të zi që na u dha ultimatum për ofendimte.

 

Kujton se ia harroj unë atij çfarë më ka bërë, të betohem në shpirt të babit që nuk ia harroj. Do i paguajnë çfarë na kanë bërë, ty (Kiarës) dhe mua. Unë jam ndjerë i fyer, do ankohem.

 

“Edhe 100 vjehrri o çapaçul”, tha, e dëgjova”, u shpreh Luizi.Presim spektaklin e ditës së nesërme për të parë nëse kjo logjikë e Luizit do të funksionojë.

- Advertisement -

TE FUNDIT