8.5 C
Tirana

Luiz Ejlli, takova një hero që askush nuk e konsideron

VENDI

Kengetari shkodran Luiz Ejlli mbremjen e se dieles publikoi nje postim ne rrjetin social FaceBook te cilin e ka shoqeruar me disa rreshta mjaft prekese. Ai tregio perballjen e tij me nje punetore krahu ose ndryshe murator por Luizi nuk i quan te tille por i quan “Heronj”. Ja çfare shkruan ne postimin e tij Luiz Ejlli dedikuar “Heroit” qe takoi ne rruge.

 

Sot u ndala për të parë një njeri, i cili ishte i djersitur dhe po rënkonte. Ishte afërsisht ora 14:00 dhe temperatura ishte rreth 38 gradë. Ndalova duke e shikuar… Thjesht nga ecja po djersisja, imagjino ai.😢

U shtanga duke parë vuajtjet e tij. Ai më shikon dhe thotë: “Studio djalë i dashur dhe ik jashtë, sepse e imja tashmë është një jetë mu**!”

Unë e pyeta: “Por si e bën këtë? Ka gati 40 gradë… Ai u përgjigj:” Dje një koleg dhe unë pësuam gjëndje të fikti, na morën në spital me një ambulancë, por pronari im do që ta përfundojmë brënda javës tjetër. Unë duhet të punoj me sesbën, përndryshe nuk çoj dot bukën në shtëpi.

4 vite më parë, kam punuar në OSHE për 14 vite tha në një zyrë të freskët (duke qeshur), pastaj më kanë hequr sepse kishte shkurtime a ku di unë se cfarë. Kam dy fëmijë, dhe unë duhet ta bëj për ata. “Për fëmijët e mi, unë do të punoja 24 orë në ditë për ti parë ato sadopak të lumtur, dhe të ndjehen mirë.

Unë kam shpinën e copëtuar, dhe lëkura ime është djegur nga dielli, por unë duhet ta bëj këtë…”

E përshëndeta dhe i urova fat dhe forcë, ai më ofroi një birrë që kishte aty në tokë, unë refuzova, dhe shkova për të blerë ca të tjera në lokalin aty pranë dhe ja dhashë. Ai më falënderoj duke më thënë: “Ti je një djalë i mirë, të uroj që jeta gjithmonë të të buzëqeshi…”

Në atë moment unë vazhdova rrugën time, dhe në mendjen time unë vazhdimisht e shikoja fytyrën e atij njeriu, që vështirë se do e harroj!

Sot kam takuar rastësisht një hero që askush nuk e konsideron. Ka njerëz që thyejnë shpinen, duart dhe sakrifikojnë për 100 apo 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Mos i quani muratorë a ku di unë se çfarë… Thjesht thërrisini ato “Heronj”!

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT