13.5 C
Tirana

LSI koalicion me PS? Përgjigjet Kryemadhi: Shquhem si njeri që e mbaj fjalën, por …

VENDI

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mohuar kategorikisht mundësinë e një marrëveshje dhe koalicion në 2021 me Ramën dhe PS-në.

 

E ftuar në emisionin “Opinion”, Kryemadhi theksoi se opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje, ndërsa tha me ironi se një koalicion me Ramën do të ndodhte “vetëm nëse unë jam e çmendur ose jam njeri që nuk e mbaj fjalën”.

 

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Opozita do të shkojë e bashkuar në zgjedhje?

Kryemadhi: Patjetër. Ka një marrëveshje të nënshkruar më 23 Prill, nga të gjitha partitë e opozitës së bashkuar që kanë marr angazhimin për të shkuar në zgjedhje si front i bashkuar opozitar.

 

Fevziu: Keni biseduar si do të maksimalizoni votat tuaja? Do hapeni edhe për parti të tjera që duan t’i bashkohen kësaj liste.

 

Kryemadhi: Patjetër.

Fevziu: Marrëveshja juaj me PD është definitive?

Kryemadhi: Është definitive dhe për këtë janë njohur të gjitha strukturat e partive.

Fevziu: Pra ju si LSI do shkoni me PD dhe nuk keni ndonjë shans të riktheheni tek Rama në ndonjë koalicion të mundshëm?

 

Kryemadhi: Vetëm nëse unë jam e çmendur dhe jam njeri që nuk mbaj fjalën. Por unë shquhem si njeri që e mbaj fjalën. Një nga vështirësitë e mia më të mëdha është që po e dhashë fjalën i qëndroj deri në fund, qoftë edhe me kosto personale.

Fevziu: E mundni Ramën të gjithë bashkë?

Kryemadhi: Sigurisht, është në minorancë. Është superminorancë.

- Advertisement -

TE FUNDIT