13.5 C
Tirana

Lot, pasion, debate; Mozzik dhe Loredana sjellin jetën e tyre përmes këngës

VENDI

Pas shumë diskutimesh dhe fotosh, kënga e Mozzik dhe Loredanës është publikuar dhe na lejoni ta themi me plot bindje se vetëm në 14 orë ka rezultuar një sukses i vërtetë, me 1 milion klikime deri tani.

Kjo këngë është shpjegimi më i mirë i “dramës”, ndarjes dhe bashkimit të çiftit. Kënga është në gjuhën gjermane, mirëpo Mozzik dhe Loredana kanë vendosur që të realizojnë një klip të cilin edhe publiku shqiptar ta kuptojë më së miri.

“Çdo gjë ndodhi sepse ishim shumë të dashuruar…”, kjo është fraza që theksohet më shumë në këngë.

Historia e dashurisë mes Mozzik dhe Loredanës, është një ndër historitë më të komentuara në media dhe të gjithë ishim kuriozë për ta. Marrëdhënia e tyre ngjason si një kurbë me ulje dhe ngritje dhe tani çifti mesa duket kanë gjetur më në fund paqen.

- Advertisement -

TE FUNDIT